USSH organizon ekspozitën ‘100 ndodhi për 100 vjet pavarësi’

Unioni Studentor Shqiptar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizon ekspozitën kulturore dhe historike me titull ” 100 NDODHI PËR 100 VJET PAVARËSI “.

Ekspozita do të realizohet në “Çifte Hamam”(Çarshia e vjetër) , me datë 26.11.2012. 

Hapja solemne do të bëhet në ora 11:00. Ekspozita do të përcillet me program artistik dhe tema te përgatitura nga studentët. 
Ekspozita do të zgjasë deri ora 19:00. Gjatë mbylljes do të ketë edhe një koktej rasti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button