Gomari për deputet!

Organizatorët e zgjedhje parlamentare në Ekuador kanë hedhur poshtë kandidaturën e një Gomari për deputet.

Edhe pse ky kandidim na duket bizar, ai është bërë nga një grup i të rinjve të Ekuadorit.

Gomari ishte zbukuruar mirë, ja kishin vënë një kravatë dhe të rinjtë i kishin mbushur formularët që ai të kandidoj për zgjedhje parlamentare që do të mbahen me 17 maj të vitit 2013.

Por, autoritetet nuk e lejuan kandidimin e tij.

Megjithatë, Don Bruno (Zotëri Gomari) edhe pse nuk arriti të regjistrohet për të kandiduar për deputetë pati një sukses tjetër. Në profilin e tij në Twitter ai tashmë për pak ditë ka bërë 4000 përcjellës. Jo edhe aq pak!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button