Rrogat, vegël e Qeverisë për dënim dhe shpërblim të administratës

A po shtrëngohet rrethi rreth administratës apo bëhet fjalë për ndërhyrje “kozmetike” që duhet t’i ngjajë reformave? Për një periudhë të shkurtër Qeveria ka ndërmarrë dhe paralajmëroi dy gjëra të rëndësishme për administratorët.

E para – mbesin duar bosh, nuk ka asgjë nga rritja e paralajmëruar e rrogave për 5 për qind. Me procedurë të shpejtë, pa ndonjë sqarim, rritjen e premtuar të rrogave në dhjetor, Qeveria e anuloi për një vit. Në buxhetin ka para për rrogat rrjedhëse, por jo edhe për rritjen e premtuar prej 5 për qind, me këtë arsyetim administrata e priti këtë hap qeveritar.
“Qeveria katër herë me radhë e anulon rritjen e rrogave e të punësuarve në administratën publike me arsyetimin se në kushte të krizës ekonomike nuk mund të rriten rrogat. Deri vitin e ardhshëm rritja duhej të ishte 10 për qind, siç paralajmëronte Qeveria”- theksojnë nga LSDM-ja opozitare.

Pikërisht punësimet në administratë dhe paratë buxhetore që prej viti në vit rriten për tu paguar e tërë makineria në administratë, janë vërejtjet kyçe të partisë së Rufi Osmanit.
Deputeti Izet Zeqiri thekson rritjen e vazhdueshme sasiore të administratës, në llogari të uljes së numrit të të punësuarve në ekonomi.

“Në ekonomi në vitin 2009 ka pasur 480 mijë të punësuar, vitin e kaluar kjo shifër është për 30 mijë më pak. Në të njëjtën kohë kemi rritje të numrit të administratorëve. Kështu që në vitin 2009 ai ishte 110 mijë ndërsa në vitin 2011 arriti deri në vitin 161 mijë”, pohon Zeqiri për Portalb.

Edhe me buxhetin e ri për vitin 2013 parashikohen më shumë para për rroga të administratës.

Rroga                      Buxheti
Viti 2012                 374 milionë euro
Viti 2013                 375 milionë euro

Nëse deri para do kohe, Qeveria paralajmëronte rroga më të larta, tani si argument në mbrojtje të premtimeve të tyre të parealizuara thekson se është mirë se nuk do të ketë – përjashtime nga puna. Pikërisht deklaratë të tillë dha kryeministri Nikolla Gruevski para elitës-afariste, duke kumtuar se për sukses konsiderohen vendet e mbajtura të punës. 
“Është shumë e sigurtë se Maqedonia në vitin 2013 do të jetë e vetmja apo njëra nga vendet e rralla në Evropë e cila në kushte të tilla do të gjejë mënyrë për t’i rritur pensionet e pensionistëve dhe kompensimet sociale të personave që marrin ndihma sociale”, deklaroi kryeministri.

E dyta – Veprimet që drejtpërdrejti prekin administratën janë “shpërblimet” dhe “dënimet”. Qeveria paralajmëroi Ligj të ri për administratën. Do të miratohet më së voni deri në maj të vitit të ardhshëm. Ky vendim drejtpërdrejt do të “gërmojë” në rrogat mujore të administratorëve.

“Me miratimin e Ligjit të ri për administratë, e kjo është diku në prill, gjegjësisht në maj të vitit të ardhshëm, vlerësimi i qytetarëve do të ketë ndikim mbi rrogën e administratës, gjegjësisht çdo shtypje e butonit të pajisjes që do të shpreh pakënaqësi direkt do të ndikojë mbi rrogën mujore”, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski. 

Por që të evitohen keqpërdorimet në këtë aspekt, ministri paralajmëroi në vend të pajisjes së tanishme, për shkak se kanë qenë të dëmtuara nga qytetarët, por edhe nga të punësuarit në administratë, do të instalohen kartela elektronike me çka do të evitohen keqpërdorimet.

Sistemi i shpërblimit dhe dënimit nuk është i panjohur në praktikën evropiane. Pikërisht fqiu ynë, Bullgaria, paralajmëroi rritje të rrogave por edhe të shpërblimeve për administratorët e mirë. Qeveria e Bullgarisë për shkak të asaj se tregoi disiplinë të madhe financiare dhe punë kursimi me paratë buxhetore planifikon që nga Viti i Ri t’i rris rrogat e administratës për 10 për qind ndërsa shpërblimet do të lëvizin deri në 30 për qind.

E treta –  Me “agjentë sekretë” Qeveria do ta kontrollojë dhe vlerësojë punën e administratorëve. A janë të sjellshëm me qytetarët, si e kryejnë punën? Këtyre pyetjeve duhet t’u jep përgjigje Barometri për cilësi të administratës.

“Me rëndësi të veçantë është vendimi për dinamizimin e projektit “Klient i fshehtë” i cili ofron shumë të dhëna relevante, të pavarura dhe objektive për gjendjen. Të dhënat e këtyre modeleve do të përfshihen në vlerësimin. Po ashtu, do të përdoren edhe modele të parapara të reja për hulumtimin e kënaqësisë së qytetarëve, por edhe të të punësuarve në administratë”, paralajmëroi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev. 

Efikasiteti, cilësia dhe punësimi me “çdo kusht” ishin në qendër të vëmendjes edhe në Raportin e tetorit për progresin e Maqedonisë.

“Trendi i rekrutimit të punonjësve në baza sasiore, pa vlerësim të mjaftueshëm për nevojat reale të institucioneve është duke vazhduar”, shkruan në Raportin për progresit të Maqedonisë. Procedura për punësim të administratorëve që vjen nga bashkësitë e vogla etnike nuk është e harmonizuar me procedurat e përgjithshme për punësim dhe mbetet e nënshtruar në ndikimin jopërkatës politik”, shkruan në Raport.

Brukseli zyrtar në kontinuitet thekson për atë se reformat në administratë, apartizimi dhe profesionalizimi i saj janë të domosdoshme jo vetëm që të përforcohet shërbimi shtetëror për qytetarët, porse kështu sigurohet thelbi i proceseve demokratike. /Portalb/

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button