Shtrenjtohet benzina dhe nafta

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka vendosur sot t’i shtrenjtojë sërish çmimet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit më të ri, benzina EuroSuper 95 do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, kurse ajo EuroSuper 98 do të jetë më e shtrenjtë për 1 denar për litër. Dizeli, gjegjësisht Eurodizeli do të shtrenjtohet për 0,5 denar për litër.

Pas këtij vendimi, do të shtrenjtohet edhe vaji i lehtë për amvisëri, që do të kushtojë tash e tutje 61 den/l.

Çmimet e reja të derivateve do të duken si më poshtë:

EuroSuper BS – 95            80 den/l

EuroSuper BS – 98            81.5 den/l

EuroDizel                          72.5 den/l

Lajme të ngjashme

Back to top button