Nesër Maqedoninë e vizitojnë 20 kompani turke

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore lajmëron se nesër Maqedoninë do ta vizitojë një delegacion turk i cili do të përbëhet nga 20 kompani të profileve të ndryshme.

Këto kompani janë të interesuara për takime dhe bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia. 
Përpos anëtarëve të OEMVP në këto takime pjesëmarrës do të jenë edhe institucione të ndryshme shtetërore, institucionet arsimore, kryetarët e komunave dhe ministri i ekonomisë z. Valon Saraqini.

Takimet mbahen në  hotel Grand Pllaza në Shkup me fillim në 11:00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button