Gati për dimër

Temperaturat po bien, dimri po troket më fuqishëm. A jeni gati? Ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshime në dollapin e secilit. Për këtë vit kujdesuni që pjesë e garderobës suaj të jenë gjërat e trasha, pasi thonë do të mbajë dimër i fortë. T

huhet, veshjet e dimrit eshtë e rëndësishme të jenë të nxehta, megjithatë edhe këtu ka vend për modë, trend e kombinime. Asesi mos lejoni që i ftohti ta rrezikojë stilin që ju karakterizon. Edhe në dimër, edhe në temperatura -20 gradë, ju mund të dukeni në kohë dhe të mos e humbni paraqitjen e duhur.

A mund të dukemi elegante në dimër? Kjo pyetje është më e shpeshta, pasi njerëzit priren të mendojnë se dimri e bojkoton të drejten e të dukurit elegant. Ju mund të tentoni elegancë edhe në pikë të dimrit, ani pse materialet e veshjeve mund të jenë më të dendura.

Një këmishë, një xhamper, një palë pantollona me prerje klasike do t’ju dhurojnë pamje elegante për në punë apo rast të veçantë. Një fustan më i trashë, një palë geta dhe një pallto gjithashtu janë zgjedhje ideale.

Është e rëndësishme që edhe në dimër të bëhet diferenca mes veshjes së ditës dhe natës. Pavarësisht motit e kushteve klimaterike, ju nuk duhet t’i ngatërroni veshjet. Arsyet e tipit “Ishte ftohtë” asnjëherë nuk tingëllojnë shumë bindëse, pasi gjithmonë ka një zgjidhje që bën ndryshimin. Nëse nuk arrini të ndryshoni gjithçka, luani me detajet dhe mundohuni që të përshtateni në mënyrë të duhur në aktivitetet e 24 orëshit tuaj.

Nordikët cilësohen si njerëz me shije dhe stil, ndërkohë që pjesën më të madhe të 365 ditëshit të vitit e kalojnë në kohë me temperatura të ulëta. Pra, dimri jep shansin për t’u dukuyr bukur, thjesht duhet t’i gjeni gjërat e duhura. E, në mesin e gjërave të duhura për këtë vit padyshim se janë xhemperat e trashë e të gjërë, ata me ngjyra, me punime. Për ato që nuk duan t’i ikin në asnjë mënyrë paraqitjes së siluetes, atëherë ka një mori xhamperash e bluzash që arrijnë t’i prezantojnë format, që mund të vishen me xhinse apo pantollona stofi.

Ngjyrat gjithsesi le të jenë më të forta, pasi dimri nuk “lejon” përdorimin e nuancave të buta. Paleta e ngjyrave të këtij dimri përbëhet nga e zeza,e hirta ,e kafta ,e verdha në te gjelbert dhe ngjyra e mjaltes. Asnjëherë mos e harroni që pavarësisht lëvizjeve të modës, xhinset e kanë vendin e vet. Kujdesuni për ngjyrën dhe formën që i përshtatet stines dhe me to jeni në regull. Këtë vit janë rikthyer në modë edhe modelet e pantollonave në formë zile, pantallonat e gjërë me bel të lartë që njohen si modeli i viteve të 70-ta, getat e lëkurës, etj.

Mos i anashkaloni aksesorët

Mos i harroni aksesorët e duhur: syzet, shallat, rruzat, vathet dhe dorashkat dhe patjeter se do të ndiheni e kompletuar dhe brenda vetes edhe në stinën e ftohtë. E, ajo që ju bën mbi të gjitha dukeni bukur është mos tepria. Pavarësisht se është dimër, duhet të keni kujdes kur bëhet fjala tek kombinimi i materialeve dhe ngjyrave. Mund të jeni eksperiemntal, por gjithmonë brenda suazave normale.

Sakot

Pjesë e pa ndarë e garderobës së dimrit pa dyshim se është sako. Në përgjithësi preferencat e trendit të sivjem anojnë ka modelet femërore. Palltot me prerje në formë këmbane e trapezi, me gjatësi deri tek gjuri janë moda e këtij sezoni. Sakot sportive këtë vit mund ti vishni vetëm nëse preferoni të mos e tradhëtoni idenë dhe stilin tuaj, pasi moda e këtij viti sygjeron feminitet të theksuar në këtë pikë. E poshtë palltos mund të manovroni si të doni. E rëndësishme që sipërfaqja juaj të duket femërore, e bukur, ëmbël, e parezistueshme. Nuk gaboni as nëse përdorni pelerina, të cilat mund ti kombinoni me kapele. Pelerinat lejojnë më shumë lojë me veshjen dhe këpucët, pasi më pelerinë mund të bartni lirisht taka, por edhe këpucë të sheshta.

Çantat dhe çizmet

Doni të jeni “on the top” edhe sa i përket çantave dhe çizmeve, atëherë mos i anashkaloni ato të lëkurës. Kryesojnë çantat e mëdha, ndërkaq edhe e zeza dhe kremi janë ngjyrat që ju bëjnë të pa gabueshëm. Mund të përdorni edhe çanta dhe këpucë apo çizme “animal print” (që duken se janë bërë me lëkurë kafshë). Këpucët dhe çizmet të jenë të shshta, lëkurë e kthyer mbrapsht, mëndafsh, kadife, etj. Fatmirësisht në treg gjenden ngjyra të ndryshme, kështu që mjafton kurajo për të kombinuar. Dimri nuk është stina e duhur për taka, megjithatë ka raste kur nuk bën të anashkalohen. Takat “leopard” janë të pa rezistueshme këtë vit. Bëni tuajat.

Lajme të ngjashme

Back to top button