Buffon: Interi e meritoi fitoren

Pas ndeshjes kundër Interit, portieri i Juventusit Gigi Buffon ishte tepër realist, me që rast përgëzoi ‘nerrazurrët’ dhe trajnerin zikaltër Andrea Stramaccionin. 

Ai tha se ekipi i Interit e meritoi plotësisht fitoren dhe se nuk e kishte pritur këtë.

“Interi na bëri një surprizë të keqe, por ata nuk na vodhën asgjë, morën atë që e merituan. Inter ka një trajner të madh, ai ka të njëjtët lojtarë që kishin paraardhësit e tij, por ai ka arritur ta shndërroj Interin në ekip me mentalitet fitues,” deklaroi Buffon.

Inter shënoi fitore kundër kampionit dhe liderit aktual të Serie me rezultat 3:1 në Torino, në saje të dy-golave të sulmuesit, Diego Militos dhe një të Palacios, ndërsa golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e shënoi, Arturo Vidal, qysh në sekondat e para të ndeshjes.

Pas kësaj  fitoreje Inter ka një pikë më pak se udhëheqësi i Serie A, Juventus./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button