“Shtypja” dhe kreativiteti i Luran Osmanit para artdashësve në Shkup

Për sa kohë një shoqërie, një grupi, një komuniteti i dallohet e i ndalohet gjuha, edhe artistit që vjen prej andej, i cenohet mjeti, shfaqja dhe esenca. Këtë pata parasysh kur kam parë disa prej veprave të artistit shqiptar nga Tetova, grafistit Luran Osmani. 

Kështu shprehet publicisti Arbër Zaimi duke përshkruar mbresat e tij lidhur me ekspozitën e piktorit dhe grafistit Luran Osmani i cili të enjten në Shkup hapi  ekspozitën e tij të parë personale  ku janë ekspozuar 20 piktura të punuara në teknikën akril në pëlhurë dhe 50 grafika të punuara në teknikat drugdhendje, linogdhendje dhe monotipi. 

Veprat me të cilat paraqitet Lurani janë të punuara dy vitet e fundit. Ekspozita  e cila padyshim do t’ju pëlqejë atyre që dinë të dallojnë shijen e mirë, mbahet në Qendrën Informative Kulturore në Shkup do të zgjat deri më 13 nëntor.

“Larg prej të qenit një bir i boshit postmodern, ai është një bir i shtypjes. Kufizimet e tij reflektojnë kufizimet e një grupi partikular, në një vend partikular, me një histori specifike, së cilës ndoshta nuk është me vend t’ia bëjmë këtu trajtimin. Ama me ose pa ndërgjegjen e artistit, kjo shtypje, kjo histori ndalimesh e dallimesh e ka prodhuar së pari tragën e pllakës së drunjtë, apo të asaj të metaltë, në mendjen e grafistit. E kjo tragë, sërish përmes shtypjes, ka prodhuar në letër gjurmët që sot ekspozohen në Shkup, gjurmë të përpunuara me kujdes nga ky grafist i ri por gjithsesi zotërues i zejes e teknikës së artit të vet” vazhdon Arbër Zaimi në blogun e tij duke folur për impresionet e tij nga ekspozita.

Këtë ekspozitë të Luranit, duke e njohur nga afër eksperiencën e tij, po të ma kish lejuar artisti, do ta kisha quajtur “Impresion i Shtypjes” thekson ai.

“Impresion i shtypjes që shfaqet në format antropomorfe të lidhura thuajse në një qark të shkurtër, sidomos te seria “Kult”, e specifikisht tek “Kult I” apo “Kult IV”, po edhe tek vepra e titulluar “Muri”, e cila në njollat e saj rrëfen se prej Kafkës nuk bart vetëm titullin” thotë mes tjerash Zaimi.

Luran Osmani është lindur më 1980 në Tetovë. Fakultetin e arteve , dega e grafik?s i mbaroi n? Universitetin Shtet?ror t? Tetov?s në klasën e prof. Nafi Jasharit në vitin 2011. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button