Chelsea humb pozitën e parë

Blutë nuk kanë arritur ta ruajnë avantazhin minimal deri në fund të ndeshjes ndaj Swansea Cityt.
Fraksioni i parë i ndeshjes së zhvilluar në Liberty Stadium u mbyll pa gola.Në gjysmën e dytë, ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Victor Moses (61’).

Mirëpo, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Pablo Hernandez e barazoi rezultatin.

Pas javës së dhjetë, Chelsea mban pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak se lideri i ri, Manchester United.Nga ndeshjet tjera, përmendim humbjen befasuese të Tottenhamit në terren të vet nga Wigan Athletic, me rezultat 0-1./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button