Edi Rama: Vaj medet për shtetin pas 100-vjetësh!

Lideri i opozitës ka denoncuar organizimin vulgar siç e quan ai të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehe se asgjë nuk ndryshon nga sjella e qeverisë aktuale me atë të sistemit totalitar, transmeton Shekulli Online.

“Programi zyrtar i festimit të pavarësisë projekt vulgar me fryme komuniste e pa pike shije europiane. Vaj medet për shtetin pas 100-vjetësh!”, shkruan Rama në profilin e tij në “Twitter”.

“Simpoziume e mbledhje jubilare si ato të kohës së vjetër, ku koha e re sjell veç arbitraritet mbi historinë e propagande bajate politike…”, shton ai.

Rama nënvizon se qeveria po shkel çdo normë në këtë 100-vjetor pasi darka zyrtare në Vlorë do mbahet me 27 nëntor duke shkelur hapur Protokolli i Shtetit ndërsa Tirana po “dhunohet” nga “buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu” që sipas Ramës shkelin historinë, fyej estetikën dhe keqtrajtojnë opinionin publik. /shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button