Liverpooli ofron 100 mijë funte në javë për Walcott

Menaxheri i Liverpool-it, Brendan Rodgers, është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott, një pagë prej 100 mijë funte në javë dhe t’ia mundësojë të luajë në pozitën e sulmuesit të qendrës, për ta joshur atë të transferohet në Anfield.

Redsat janë të bindur se ata mund t’i sigurojnë shërbimet e Walcott për 8 milion funte në afatin kalimtar të janarit, pasi kontrata e 23-vjeçarit me Arsenalin skadon në verën e ardhshme dhe negociatat për vazhdimin e saj vazhdojnë të dështojnë.

“Nuk është sekret se ne po kërkojmë një sulmues që të luajë bashkë me Luis Suarez dhe Fabio Borinin. Walcott i plotëson kërkesat tona, ai është i ri, i shpejtë dhe ka aftësi të mëdha”, ka thënë Rodgers.

Në anën tjetër, Arsene Wenger i ka dhënë ultimatum Walcottit që të nënshkruajë kontratën e re para krishtlindjeve. “Kjo është një urgjencë. Ne duam të zgjidhim këtë situatë para krishtlindjeve, në një mënyre ose në tjetrën”, ka deklaruar Wenger.

Oferta e Arsenalit për Walcottit arrin vlerën e 75 mijë funte në javë, që është një shumë më e vogël se ajo që ka ofruar Liverpooli në tavolinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button