Buxheti për vitin 2013 do jetë rreth 3 miliardë euro

Buxheti i ri për vitin 2013 do të jetë gati për dy-tre ditë, ndërsa sipas projektimeve të planifikuara do të “peshojë” sa edhe buxheti për vitin që po kalon, i cili arrinte 2.7 miliardë euro.

Buxheti do të jetë kompatibil me ndodhitë në ekonominë evropiane, mbrojtje të balancuar të të gjitha kategorive sociale, pensionistëve dhe sigurimin e mjeteve për bujqit, ndërsa nga ana tjetër edhe komponenta zhvillimore me investimet do të përfaqësohet në mënyrë adekuate, theksoi zëvendëskryemini dhe minstër i Financave Zoran Stavrevski.

“Biseduam me të gjitha ministritë dhe është e qartë se mundësitë dhe nevojat nuk janë çdoherë në nivel të njëjtë, por jemi orvatur që ai të jetë optimal. Përpjekjet tona ishin që ai të jetë në korniza të projektimeve të dhëna nga FMN-ja, BEZHR dhe BPM-ja, tha ministri Stavrevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse Qeveria ka plan për të punësuarit e OHIS-it, Stavrevski deklaroi se kur do të ketë zgjidhje të mirë, ish-të punësuarit në këtë kompani do të lajmërohen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button