Llogaritë do të paguhen edhe me celular

Ministria e Financave aprovoi mënyrë të re të pagesës jo të gatshme të llogarive përmes shfrytëzimit të telefonit celular apo internetit, ndërsa licencat për kompanitë celulare dhe për internet provajderët do t’i jep Banka Popullore e Maqedonisë, kumtoi sot ministri i Financave Zoran Stavrevski.

“Qytetarët do të mund të paguajnë llogari deri në shumën maksimale prej 1.000 denarëve, ndërsa brenda një muaji do të mund maksimalisht të harxhojnë 6.000 denarë. Me këtë risi në pagesën me para jo të gatshme. Maqedonia bëhet pjesë e vendeve në Evropë ku ky shërbiim tashmë është përditshmëri, theksoi Stavrevski.

Qytetarët të cilët dëshirojnë të paguajnë llogari në restorant apo kafiteri, e që nuk dëshirojnë të përdorin kartelë kreditore apo kesh, me ndihmë të “lexuesit” do të mund ta paguajnë llogarinë, ndërsa për mbrojtjen e tyre do të vendosin pin-kod të cilin vetëm pronari i telefonit e di, ndërsa mbrojtje të ngjashme do të ketë edhe me pagesën përmes internetit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button