Patriotizëm Ngelavqësh

Të mençurit mësojnë nga gabimet e huaja, ndërsa kryeministri ynë me kokëfortësi vazhdon të gënjen vehten se po zbulon diçka të re në këtë nënqiell në të cilin tashmë është parë gjithçka që mendja mesatare politike ka dashur të mendoj.

Përkundër gjithë dëshirës dhe marifetit të vet për lënie të gjurmës mbi historinë e re të vendit, tërë populizmin reklamues, vokabularit plot inat dhe fotoshop pozave të “mosbindjes”, trajektorja e tij politike tashmë thellë dhe pandryshueshëm është vendosur sipas koordinatave moti të përcaktuara të autoritarizmit provincial.

Jetëgjatësia në politikën dhe administratimin e fuqisë qeverisese, fale lehtësisë te fitoreve të korura të dyshimta jep nus-efektin e ndjenjës së mbivlerësuar për rëndësinë,pazëvendësshmërinë dhe rolin historik personal, veçmas nëse jeni të rrethuar nga poltronët dhe argjendlakmuesit.

Shpesh duket e pashmangshme ndjenja se kryeministri Gruevski harron se jashtë kabinetit të tij të ri ende jetojnë njerëz të cilët shumë mirë kujtojnë vitet e bujshëm të ’90-tave dhe janë të vetëdijshëm se  forma e tij e atdhetarisë  është vetëm se reprizë e episodës te serialit tani më të parë më herët dhe i përjetuar i patriotizmit ngelavq. Sikur edhe në kasollet tjera ballkanike edhe në rastin e tij bëhet fjalë për edhe një operacion plastik të menaxhimit të perceptimit të fuqisë dhe aftësisë së liderit, por pa mbështetje thelbësore dhe afatgjate.

Imazhi i tij politik tani më është peng i parazitëve mediale që e sollën në fron. Ndikimi i tij varet nga mëshira e armatës të të varurve social të cilët gjithnjë e më shumë kërkojnë, e gjithnjë e më pak japin. Fuqia e tij bazohet mbi irelevancen e përgjithshme në të cilën e solli vendin. I injoruar dhe në hark të gjerë i anashkaluar nga ata që tashmë kanë kuptuar mirë se në çdo çmenduri ballkanike ka sistem të fitimit konkret personal, me simptoma afatshkurte politike dhe me pasoja afatgjate shtetërore. Ndërsa zotëri Gruevski nuk është kurrfarë përjashtimi në ato rregulla tashmë të njohura ballkanike të të krenuarit me gjërat prej të cilave të tjerët do të turpëroheshin.

Nëse gjykojmë sipas përvojave të së kaluarës sonë të pafat dhe të pasur, shtrohet pyetja kush, në fakt, e udhëheq dhe e drejton këtë vend? A është ai prijësi i ri dhe kabineti i tij edhe më i vogël? Apo, nga ana tjetër, ajo është masa thuajse e padukshme dhe amorfe, por ndikuese e patriotëve demagogë, të cilët me zëshmërinë dhe vulgaritetin e tij japin fantazmë në numra dhe me këtë e përcaktojnë dhe diktojnë drejtimin në të cilin lëvizim. Legalisht i fshehur prapa prapa vullnetit zgjedhor të popullit, por realisht i motivuar nga dobia dhe vullneti për fuqi të thatë, në lojën në të cilën udhëheqësit janë të dashur derisa me sukses e luajnë rolin e gjethit  të Adamit dhe lozit përmes të cilave fitohen para dhe bekime tjera të vendit.

Amplituda mbi të cilën ishim dëshmitarë gjatë tre muajve të fundit, nga nacionalizmi i fortë e deri te maskarada multikulturore, ilustron natyrën manipuluese të “prijesit” dhe ithtarëve të tij. Të cilët varësisht nevojës së momentit dhe imperativit të mbijetesës janë të aftë t’i ndërrojnë edhe kapelat edhe këmishëzat, varësisht se cila sjell më shumë fitime dhe një grusht votash.

Të joshur nga përralla e tyre personale se, gjoja, kështu bëhet politika dhe shteti, ata në fakt vetëm konfirmojnë se edhe ky model i tyre i nacionalizmit dhe antishqiptarizmit është vetëm një rit i depërtimit dhe mbijetesës në politikë. Formula e përkryer dhe shumë mirë e luajtur nga masa goxha e numërt e lulediellve partiakë të cilët me xhelozi e ruajnë privilegjin për fitim përmes manipulimit vulgar të ndjenjave nacionale, eliminimit të kundërshtarëve dhe ruajtjen e gjendjes së status kuosë derisa nuk pasurohen.

Nje masë pra provinciale e demagogjisë dhe përfitimit, që përbënë kulaqin administrativ-financiar të vendit, në majën e së cilës gjindet Gruevski, i vendosur si një figurë kundërmuese  marzipani. Deri në çastin kur aroma humb fuqinë dhe nuk mund ta mbulojë më kundërmimin e kulaqit me afat që moti të skaduar. E më pas… do të gjendet veçmë dikush tjetër për të luajtur rolin e paravanit patriotik.

I tillë është fati i këtij rajoni, i kryesuar prej njerëzve të cilët përmes spineve politike dhe mediale tentojnë të japin iluzion të suksesit, të mençurisë dhe sistematizimit. Por, kur matriksi i paguar shtrenjtë demaskohet perfundimisht, do mbetet vetëm shkretërira e trashëguar nga ithtarët e hutuar. Sa për ilustrim, vlen të citohen fjalët e Stojan Ceroviqit për një shembull tjetër ballkanik të nacional-çmendurive, të cilat përafërsisht në mënyrë përkatëse mund te konsiderohen përkatese edhe për gjendjen tonë. Në vitin 1992, duke komentuar euforinë e nacionalizmit të tërbuar të Millosheviqit në Serbi, Ceroviq shkroi:

“Ky nacional-socializëm nuk duhet krahasuar me atë të para gjashtëdhjetë viteve në Gjermani. Në rastin tonë nuk ka fanatizëm, disiplinë apo vetëbesim. Nuk krijohet ndonjë rendi i ri, por vetëm mbahet i vjetri. Bëhet fjalë për një ofertë e cila është adekuate për atmosferën dominuese të disfatës, nënçmimit dhe frikës. Populli ftohet që ta pranojë mjerimin si fat prej të cili s’ka të ikur, por në të cilin mund të gjendet arsye për krenari. Të varfërve nuk duhet treguar rrëfime për jetë më të mirë, as që të tregohet shkëlqimi botëror i cili duket i paarritshëm dhe vetëm ngjall zili. Të varfërit duan të dëgjojnë rrëfime për drejtësinë dhe për atë shkak gjendja duhet mbetur ashtu siç është, e jo të këmbëngulet dhe të përmirësohet vetvetja, kur nuk ka as fuqi, as vullnet”.

Ka mundur më ndryshe, me pak vullnet, një grimë guxim dhe dëshirë për mësimin e historisë. Por gjykuar gjithçka, kjo mundësi tani i takon kohës së kaluar të kryer, ndërsa personaliteti i Gruevskit do të vihet krah në krah me personalitetin si Vlladimir Meçijar apo Zviad Gamsahurdia, në kapitujt e librave të historisë si shembuj të politikave të krisura.

Nga ana tjetër në folklorin vendor, gjykuar sipas shembujve të ngjashëm nga e kaluara, do të mbahet mend në kujtesën nostalgjike të lumpen-patriotëve të dëshpëruar nga paralagjet e errëta të Maqedonisë 2014. Të mbështetur para kiosqeve të lirë me birrën e mëngjesit dhe një cop suxhuk para vetit dhe duke belbëzuar për shqiptarët nga ana e ndritshme e rrugës – “Ah, Mijallkovi ishte për ju”. 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button