Clinton në Tiranë: SHBA pranë jush, edhe 100 vite tjera

“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”, ka thënë në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, në praninë e gjithë deputetëve, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

“Jam e gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësi për të folur para Parlamentit të një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Është nderi i madh, se sot bashkohem me ju, teksa festoni jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni luftuar shumë. Kur po vija me Topallin pashë fotografitë e paraardhësve tuaj. Kaq shumë ka ndryshuar gjatë 100 vjetëve. Por, diçka që është konstante është që SHBA kanë qenë dhe janë partnerët dhe miqtë tuaj”, ka thënë Clinton.

“Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike, si edhe jam mirënjohëse për kontributin e shqiptarëve në SHBA. Ata janë pjesë e qeverisë amerikane dhe kanë restorantet më të mira në botë”, ka thënë ndër të tjera Clinton./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button