Sandy fundos anijen e ‘Piratit të Karaibeve’

Superstuhia “Sandy” nuk ka kursyer as anijen legjendare të “Bounty”, supermjeti me vela i ndërtuar për prodhimet kinematografike hollivudiane.

Sic njofton BBC dhe CNN një person nga ekuipazhi i “Bounty” u shpall i vdekur ndërsa kapiteni i saj i zhdukur. Në total në bordin e saj ndodheshin 16 persona, fatmirësisht 14 prej tyre mundën të shpëtohen nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri me helikopter.

“Bounty” ishte duke lundruar nga brigjet e Konektikut dhe destinacion kishte Floridan. Prodhim i 1962, ajo do të mbahet mend për shfaqjen në filmin “Mutiny on the Bounty” me Marlon Brandon dhe tek seritë e “Piratit të Karaibeve”, film fantastiko-shkencor me protagonist Johny Depp./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button