Luani “shtëpiak” (FOTO)

Shumica e njerëzve do të tmerroheshin vetëm nga ideja e një tigri në afërsi, e jo më nga ideja e pasjes së tij në dhomën e gjumit apo në shtrat.

Megjithatë, për Annel Snyman, një shtetase afrikanojugore, jeta përkrah luanëve është shndërruar në një rutinë të përditshme.

Pasi adoptoi një këlysh luani të porsalindur, Annel ka shpenzuar tetë muajt e fundit duke iu përkushtuar rritjes së Bela Belës, këlyshit që ka mësuar të jetojë në kushte shtëpiake, të kryejë nevojat e tij në tualet dhe të hajë në orare dhe vende të posaçme.

Për më tepër, luanit që kur të rritet mund të arrijë një peshë prej 200-250 kilogramësh, ka zhvilluar një miqësi të ngushtë me qenin e së zonjës, me të cilin janë shndërruar në miq dhe partnerë të zakonshëm shëtitje.

Këto janë fotot e mrekullueshme të publikuara nga një e përditshme afrikanojugore, të gruas me kafshën e saj “shtëpiake”, luanin e bardhë, një specie e kërcënuar nga zhdukja.

Lajme të ngjashme

Back to top button