Për herë të parë, art me gjilpëra kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë

Të premten në Galerinë e Arteve në Tetovë, në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar do të hapet një ekspozitë shumë interesante. Bëhet fjalë për piktura të krijuara me gjilpërëza, krijimtari e artistit shqiptar Zeqir Mehmedi.

“Tema kryesore e ekspozitës është alfabeti apo margaritarët e gjuhës ndaj të cilëve jam përkushtuar që ti paraqes ato në formën sa më artistike apo një punë që nuk është bërë deri më tani Në vargun e aktiviteteve kulturore dhe artistike që bëhen për nder të 100 vjetorit të pavarësisë dhe të flamurit, kam dashur që edhe unë si artist i një lloji të veçantë të shprehjes artistike të kontribuoj për këtë festë të madhe të kombit”, tha Zeqir Mehmedi, autor i ekspozitës.

Përpos shkronjave dhe hartave të Shqipërisë, vizitorët do të kenë mundësi të shohin edhe emrat e atdhetarëve që kontribuuan për pavarësimin e shtetit shqiptar duke u nisur nga Skënderbeu e deri te figura shqiptare nga Maqedonia. Ekspozita hapet të premten në orën 18:00, dhe do të qëndrojë e hapur për 5 ditë me radhë. Ekspozita u mundësua falë financimit të Komunës së Tetovës dhe disa donatorëve privatë . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button