Meta: Të bashkohemi për festën

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në prag të festimeve të 100- vjetorit të Pavarësisë u bën apel forcave politike të bashkohen në 28 nëntor për të kremtuar së bashku, ndërsa shton se kjo është dita ku politika nuk duhet të përcahet, por të dëshmojë pjekuri.
Deklarata e Metës është bërë gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.

“Kremtimi i 100-vjetorit duhet të shihet si moment bashkimi; nuk mund të kryhen festa paralele; duhet dialog për këtë, sepse do jenë personalitete ndërkombëtare që do nderojnë këtë ditë dhe jo thjesht opozita dhe qeveria”, tha Meta, transmeton BW.

Kreu i LSI-së shtoi më tej se kjo ditë, “kërkon ndërgjegjësim nga të gjitha forcat politike”.

“Besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të dëshmuar pjekuri. Të dëshmojmë pjekuri në këtë 100-vjetor”, apeloi Meta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button