Biznesmenët me sy kritik ndaj vlerësimve të KE-së

Gjendjet ekonomike në Maqedoni nuk janë aq pozitive siç i vlerëson KE-ja në raportin e vet, konsideron bashkësia afariste.

Vlerësimet, sipas tyre, duhet të jenë më reale dhe t’i pasqyrojnë problemet thelbësore para se gjithash në mosrespektimin dhe zbatimin e ligjeve nga ana e institucioneve dhe ato për të cilat kanë të bëjnë.

Menderes Kuçi, kryetar i Odës së Maqedonisë Veriperëndimore thekson se ndonëse bëhet fjalë për një raport pozitiv, gjendejt reale nuk janë të tilla. Ai mes tjerash thekson “Në praktikë nuk i kemi punët ashtu si janë në letër dhe automatikisht gjeneron diçka për të dyshuar, pse krahas vlerësimeve pozitive që do të thotë progres të vendit, nga ana tjetër kemi ekonomi e cila nuk është analogjike me atë që ndërmerret”.

Vlerësimet e KE-së në pjesën e politikës fiskale të Qeverisë ndryshe interpretohen nga Qendra e Maqedonisë për Arsim Evropian pohojnë se vlerësimi është shumë i keq për shkak të cilësisë së shpenzimeve dhe transparencës, Nga Qeveria thonë se është bërë shumë nga vendet anëtare të Bashkimit.

Fakti që Maqedonia, ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit, arriti me politikat qeveritare të përballet më mirë me krizën ekonomike krahasuar me shumë shtete tjera, është dëshmi se nëse bëhemi anëtare Maqedonia do të bëhet faktor i stabilitetit, deklaroi zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button