Branitellat, teknika të reja për betejën me shqiptarët

Komisioni për punë dhe politikë sociale nesër do të hap diskutimin për Propozim Ligjin për të drejta të veçanta për branitellat, i propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-së në procedurë të shkurtuar. 

Propozuesi i autorizuar, Vele Gjeorgjievski do të kërkon nga kryetarja e Komisionit që amendamentet e propozuara të shqyrtohen të grupuara sipas neneve për të cilat propozohen me qëllim të shkurtimit të diskutimit. Në rast të tillë, diskutimi do të koncentrohet në 50 grupime amendamentesh, ndërsa të gjithë amendamentet do të votohen veç e veç. 

Nga BDI jozyrtarisht komentojnë se një grupim i tillë nuk do të bëhet dhe se për çdo amendament do të diskutohet ndaras.

Edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri nuk beson se do të grupohen amendamentet dhe thekson se nuk ka mundësi procedurale që të shkurtohet diksutimi rreth amendamenteve.

“Nuk besoj se do të grupohen amendamentet, ato janë vetëm dëshira të VMRO-DPMNE-së. Për çdo amendament duhet të hapet diskutimi, të paraqitet propozuesi, të paraqiten edhe diskutuesit tjerë, të cilat kanë dëshirë të flasin për atë, kështu që të gjitha ato janë lojëra të cilat përdoren. Për çdo amendament duhet të diskutohet dhe nuk ka kufizim kohe. Çdo propozues i amendamentit ka mundësi të diskuton deri kur të shterret diskutimi i tij për atë propozim, ta elaboron në mënyrë koncize dhe analitike dhe për atë mund të paraqiten edhe diskutuesit tjerë. Pasi të votohet, pranohet ose jo, ka të drejtë çdonjëri edhe propozuesi paraprakisht por edhe çdo deputet tjetër ka të drejtë të diskuton.  Nëse ne shqiptarët do të jemi tokë për një amendament mund të diskutojnë mbi 20 deputet shqiptar dhe atë pa kufizim kohe” – thotë Zeqiri.

Ai gjithashtu paralajmëron se RDK ka përgatitur 25 amendamente përmbajtësore përmes të cilave propozon që i njëjti ligj të përshtatet edhe për ish ushtarët e UÇK-së.

“Pas një analize të ligjit të branitellave ne kemi propozuar diku rreth 25 amendamente me të cilat amendamente ne kërkojmë që të ndërrohet titulli e këtij propozim ligji dhe konceptin, brendinë në këtë propozim ligj, në fakt duke e futur trajtimin edhe të ish ushtarëve të UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe viktimave tjera civile nga konflikti i vitit 2001. Gjithashtu kemi kërkuar që në propozim ligj të futet edhe Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ky sekretariat të ketë rolin që të fut të gjitha elementet e ish UÇK-së dhe frymën e MO-së” – tha Zeqiri.

Siç dihet tashmë, BDI ka propozuar 15.451 amendamente për këtë propozim ligj, me qëllim të bllokimit të sjelljes së këtij ligji. Siç mëson Portalb, shërbimet e Kuvendit deri tani kanë arritur të përkthejnë rreth 200 amendamente. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button