Promovohet libri “100 Vjet vargje Atdheut”

Shtëpia Botuese Arbëria Design ka përgatitur një libër me përmbledhje të poezive të 100 poetëve nga hapësirat mbarë  shqiptare Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Lugina e Preshevës, Mali Zi, Çamëri, Arbëreshët ( Zarë) dhe (Itali).

Libri mban emrin “100 Vjet vargje Atdheut” dhe do të promovohet më 5 nëntor 2012 në restorantin “Arra” në Tetovë. Libri botohet me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 20 vjetorit të themelimit të shtëpisë botuese dhe shtypshkronjës “Arbëria Design”-Tetovë.

“100 Vjet vargje Atdheut” fillon me poezitë e Pashko Vasës dhe përfundon me Mario Bellizin.

“Në prag të themelimit të 100 vjetorit të pavarësisë poetët shqiptarë në këtë libër i gjejmë të bashkuar ndryshe nga fati i Shqipërisë” thonë nga Arbëria Design.

Pjesëmarrës në eveniment do të jenë personalitete nga sfera e artit,letërsisë, politikës, kulturës, arsimit, biznesit nga të gjitha trojet shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button