‘Mali Loshinj’ mori licencën, reagimet e dibranëve do të shqyrtohen

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar licencën për ekspoaltimin e lëndëve të para minerale, ujëra nëntokësorë në fshatin Gari të Dibrës, kompanisë kroate ‘Mali Loshinj’.

Ngjarja e sotme rezulton me dorëzimin zyrtar të licencës për shfrytëzimin e mineraleve të pa përpunuara-ujrave nëntokësore investitorit kroat kompanisë ‘Mali Loshinj’  tha mes tjerash ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini.

“Është një investim i ri nga Kroacia në Republikën e Maqedonisë. Koncesioni është i vendosur më afërsi të fshatit Gari, ndërsa Halla për prodhimin e ujit të pijshëm në shishe do të gjendet 5 kilometra larg fshatit, rreth rrugës Boshkov Most-Izvor, për ndërtimin e së cilës janë siguruar hapsira prej 22 mijë metra katror’ tha Saraçini.

Kompania sipas drejtorit gjeneral Drazhan Baliq, parasheh hapje te 80 vendeve të reja të punës.

Në lidhje me reagimet e shoqatave civile të Dibrës së dhënia në koncesion e këtij lokacioni paraqet dëm për ambientin jetësor në atë rajon, kreu i Dibrës, Argtim Fida tha se do të shqyrtojnë ankesat, dhe është e drejtë e çdo kujt të ankohet.

‘Ne do i shqyrtojmë me qëverinë të gjithë benefitet dhe humbjet që mund të krijohen dhe sigurisht se edhe aktorët tjerë do të jenë të rëndësishëm në këtë vendim marrje, pra tema është e hapur dhe do diskurohet’ tha Fida.

Ndryshe në këshillin e kaluar të Komunës Dibër ka pasur debat dhe kërkesë nga shoqatat joqeveritare lidhur me projektin në fjalë, mendohet  që me këtë projekt nga 2.5 deri më 4.5 metër/kub ujë në sekondënga dalja e lumit Radikë të kthehen në Lumin Vardar dhe të përfundojnë në Detin Egje, që do të shkakton humbjen përfundimtare të atij lumi Kanjoni i Radikës dhe bukurit që i ofron vetë Radika. Humbja e 100 giga ëat nga hidrocentralja Shpile vetëm për të fitu 160 në sistemin energjetik të Mavrovës dhe Hidrocentralit të saj, por edhe humbja e perspektivës për vaditje të fushës së Dibrës janë tema që u debatuan fuqishëm nga sektori civil dhe bëjnë presion në pushtetin vendor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button