‘Protekt Group’ hap fabrikën në Bunarxhik

Holdingu farmaceutik rus “Protekt Group” sot në mënyrë solemne do ta hapë fabrikën e vet “Prodis” në zonën e zhvilluar industriale-teknologjike Shkup 1 – Bunarxhik në të cilën do të prodhohen prodhime natyrore dhe të shëndetshme.

“Prodis” do të prodhojë ilaçe hemopatike, prodhime organike dhe joorganike nga drithërat  si dhe çajra organikë dhe joorganikë, vitamina dhe minerale. Madje 95 për qind nga prodhimtaria do të dedikohet për tregjet e huaja para së gjithash në Federatën ruse, por edhe në tregjet në ish-republikat sovjetike dhe jugosllave dhe në shtetet ndëroqeanike.

Investimi i përgjithshëm rus është në vlerë prej pesë milionë eurosh dhe do të zhvillohet në dy faza.

Në fazën e parë hapet kapaciteti prodhues me sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë në të cilin do të punojnë 130 persona, ndërsa në fazën e dytë, deri në vitin 2015, do të vijojë mbindërtimi i objektit të prodhimit për edhe 3.500 metra katrorë dhe 130 vende të reja të punës. Atëherë do të sigurohet prodhimtaria e plotë e mjeteve hemopatike nga lënda e parë deri te prodhimi përfundimtar.

“Protek Group” është njëri prej holdingjeve më të mëdha farmaceutike në Rusi. Merret me prodhim, distribuim dhe tregti me ilaçe dhe kozmetikë. Punëson 12.000 njerëz. Motoja e tyre është “Ne i ruajmë njerëzit të shëndoshë dhe të bukur”. “Protek Grup” ekziston prej vitit 1990 është distributori më i madh i ilaçeve dhe kozmetikës në Rusi. Në tregun rus dhe ukrainas ky holding ka 655 barnatore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button