Djali i Madonnës nuk i shikon skenat provokuese të nënës (VIDEO)

Djali i Madonnës, Rocco, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje! Edhe pse motra e tij më e madhe, Lourdes, deri tani ka qenë shumë më shumë e pranishme në media, duket se Rocco shumë shpejt do të bëhet një yll i vogël.

Madonna me të birin e saj, Rocco, kanë qenë mysafirë në shown e Ellen DeGeneres, me ç’rast djaloshi ka kënaqur shumë adhurues! Rocco 12-vjeçar, të cilin mbretëresha e popit e ka nga martesa me regjisorin britanik, Guy Richie, për herë të parë është paraqitur në një show, me ç’rast tregoi se edhe vetë është një artist i talentuar.

Edhe pse nëna e ndihmoi të luante një lojë tradicionale të showt të Ellenit, ku mysafirët duhet që të përpiqen ta “lajnë” dikë me një vrushkull të ujit duke goditur shënjestrën me toptha, Rocco më së shumi ka intriguar me deklaratat e tij në lidhje me famën botërore të nënës së tij.

Rocco nënën e shoqëron nëpër turne, madje njëherë edhe është shfaqur me të në skenë, por kur Ellen e pyeti nëse Madonna është nënë e rreptë kur nuk punon, Rocco me shaka u përgjigj “Ajo është një nënë e mirë. Kjo është e gjitha që unë do t’ju them!”

Ndërsa kur u pyet se si reagon kur nëna e tij heq rrobat në skenë, Rocco vetëm i mbylli sytë dhe tha “Oh jo, unë nuk i shikoj ato,” ndërsa Madonna e buzëqeshur komentoi: “ai në atë kohë është nën skenë, është i zënë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button