Tetova me manifestim kushtuar kongresit të alfabetit

Shoqata e pedagogëve shqiptarë në bashkëpunim me Qendrën për kulturë në Tetovë dhe fakultetin e arteve të muzikës pranë USHT-së, më 22 nëntor do të organizojë manifestim kushtuar kongresit të Manastirit. Kështu deklaroi udhëheqësi i Byrosë për zhvillimin e arsimit, Fadil Lushi.

Sipas Lushit, ky manifestim do të organizohet më datë 22 nëntor, pasi me këtë datë kanë përfunduar punët e kongresit të alfabetit. Ai gjithashtu tha se për këtë manifestim ka kërkuar përkrahjen e komunave rurale dhe ndërmarrjeve të ndryshme shqiptare. 

Ndryshe, kongresi i Manastirit ka filluar me punë më datë 14 nëntor të vitit 1908 ku dhe u miratua vendimi që alfabeti i gjuhës shqipe të jetë ai latin dhe të përbëhet nga 36 shkronja, alfabet ky me të cilën gjuha shqipe shkruhet edhe sot e kësaj dite./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button