SHBA nuk do të ndryshojë politikën ndaj Maqedonisë

Pavarësisht se kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Mitt Romney ose Barack Obama, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet e njëjtë ndaj Maqedonisë.
Kështu shprehet konsideron Martin Slecinger, ish-drejtor për programin lindor-evropian në qendrën Woodrow Willson në Washington për agjencinë MIA.

“Mendoj se varësisht nga ajo se kush do të zgjidhet, në politikën e jashtme, e veçanërisht në politikën e jashtme ndaj Evropës, nuk do të ketë dallim midis administratës së Obamës edhe nëse Romney fiton në zgjedhjet. Nuk mendoj se do të ketë dallim të madh midis Obamës dhe Romney-t”, konsideron Slecinger.

Për çështjen për zgjerimin e NATO-s, Slecinger vlerëson se edhe fitorja eventuale e republikanëve nuk do ta ndryshojë marrëdhënien e rëndësishme amerikane ndaj NATO-s e cila do të përmbajë zgjerim më të ngadalësuar ndaj Ballkanit dhe heqje dore të zgjerimit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

“Ballkani është një tregim tjetër, ai është nga rëndësi më e madhe e Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Si e para, më lehtë do të realizohet pranimi i tij në NATO, si vazhdim i zgjerimeve të cilat veç më i kemi pasur. Nëse i kemi brenda Hungarinë dhe Bullgarinë, lehtë mund të hyjnë edhe vendet tjera nga ish-Jugosllavia. Mendoj se do të duhet të dëshirojmë që Maqedonia të hyjë, para së gjithash duke i pas parasysh çështjet e hapura të Kosovës. Do të dëshironim që të hyni, sepse të gjithë jeni të lidhur me çështjen e sigurisë së Kosovës, por konsideroj se është e mundur që Maqedonia, Serbia dhe Kosova të përfshihen në një grup për integrimet dhe ta kaloni kufirin në poshtë-lartë në të njëjtën kohë”, vlerësoi Sllecinger. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button