Trajtuesit dhe të trajtuarit

Trajtimi i jetës në hapësirën në të cilën jetojmë, për fat të keq ka humbur fizionominë për imteresim permanent për kërkesat elementare të njerëzve, të cilët janë banorët më të lashtë të Gadishullit Ilirik. Trajtuesit e jetës, merren me efektet e gjërave të cilat ju ofrojnë atyre levërdi materiale, dhe përkrahje publike, mu aty kur shkelin gjithnje e me shumë te trajtuarit. Dhe kjo aventurë një dekadëshe, kënaq trajtuesit. Ata kanë të zhvilluar një mbrojtje sistematike, e cila vazhdimisht shumëzohet, për të ardhur gjer te përfundimi se këta të trajtuarit kanë arritur në marrëzinë e racionalizimit të argumenteve te trajtuesve.

Por jo çdo gjë shkon në linjë të njejtë me performansat me specien e çuditshme të quajtur-trajtues. Habitshëm aq shumë kohë, këta po të njëjtit, nuk gjetën ndonjë cep mbi të cilin do të kishin mbështetur pjekurinë e tyre e cila do të duhej të jetë e madhe, tepër e madhe, por po ndodh e kundërta, në mungesë të pjekurisë, nuk kanë cep ku të mbështeten më. Shprehjet e tyre të vrazhdëta ndaj njerëzve të cilët iu sollën trajtuesve jetën e cila kohabiton me ndonjë imagjinatë të paqartë, ku mbretëron përbindshi të cilit sa herë që ia godasish kokën i del një e re, po ngushtëson qarkun e lëvizjeve të tyre. Prandaj trajtuesit ndahen në dy fusha veprimi, në ata të cilët po gllabërojnë obligimin e tyre të “legjitimuarve”, ose, në atë të cilët po ta gllabërojnë, nuk do të gjejnë mënyrë për ta realizuar atë.  

 
Gabimi gjeneral i trajtuesve, qëndron në faktin se harresa e tyre e qëllimshme, është shkëputur nga ngjarjet e jetës së përditshme. Dje, në 28 tetor, të 2012, ne verilindje të Kumanovës, ku qenkëshka zhvilluar betejë në Zbërnjak, morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sërbe, Kryetari i Parlamentit, dhe natyrisht i lartëmadhërishmi-Presidenti i Republika Sërpska. I gjithë rituali u zhvillua me të ashtuquajtur priftërinj, me të ashtuquajtur flamuj sërb…me intonimin e të ashtuquajturës himnë sërbe…

Çdo veprim ka qëllimin e vet. Por te trajtuesit, të gjitha këto veprime, aq në numër të madh, palejueshëm të madh, janë të lidhura me impulsin kryesor të jetës të quajtur-KOMB. Kombi nuk jeton një ditë, kombi nuk shitet për tenderë, kombi nuk masakrohet mentalisht edhe fizikisht sa herë që ti bie ndër mend trajtuesit. E drejta do të thotë të ecish rrugës drejtë, e shtrembëta do të thotë të bësh tërë rrugës shtrembërllëqe. Krenaria kombëtare është shpirti i kombit. Vetëm një herë tregoni kur e mundësuat ju këtë gjë tek populli im i përvuajtur. Turp- keni filluar të shpërndani thasë me miell, dhe druj per nxehje në lagjet e varfëra para zgjedhjeve, po gati se të gjitha lagjet e banuara me shumicë shqiptare janë të varfura.

Veprat dhe fjalët flasin për fakte.Faktet janë kështu rrjedhimisht një fluks i të gjitha ngjarjeve. E drejta, e vërteta, dashuria dhe liria janë bërthama e një kombi. Ku është e vërteta e juaj, në likuidimin e njrëzve të cilët ju kritkojnë apo eventualisht e dinë të vërtetën për ju shumë më shumë se sa që do të kishit mund të paramendoni….Kjo është kështu se nuk keni të bëni gjë më drejtësinë, e dini këtë fjalë… sa shumë kërkoj nga ju…Po vallë liria… aq shumë viktima të pafajshme, aq shumë dëshmorë…Aq shumë njerëz të ri u shpërndanë nëper botë duke u strukur aty ku e improvizuan vend qëndrimin e tyre… Po aq shumë rini ngeli invalide, prap TURP.

A thua ku ishit nga 28 tetori? Liri te kombi shqiptar ne FYROM për ju nënkupton valimi i falmurit sërb. Nën valvitjen e këtij flamuri u bënë masakrat më të mëdha të shqiptarëve në historinë tonë të re. Mos të flasim për historinë tonë nëpër shekuj, e cila sipas historianëve të mirrefilltë fillon andej nga vitet 100 000 p.e.s.

Nuk dyshoj të mos keni qenë të strukur aty dikund në sfond, se do të kishte qenë e pamundur mos ti përmbaheni urdhërave të komandantëve të juaj suprem, qoftë Ministres së juaj të respektuar për kulturë, Kamçevska, apo atij mikut të juaj të cilin ju e zgjodhët-Jorgo Ivanit- i cili është i vetmi, për të dytën herë e njeh Republika Srpskën në botë.

Po liria e të menduarit e ku më liria e të shprehurit…Çdo ngjarje është një mësim i mirë, po inercioni i mësimeve të këqija u bë më i pagëlltitshëm. Dhe nuk ndërpriten më trajnimet e tmerrshme për gëlltitje të mësimeve të këqija. Njerëzit lëngojnë nga mësimet e juaja. Mësimi i juaj ka zanafillën në makinerinë e së kaluarës jo edhe aq të largët, kur na i vrisnin ushtarët në ISH-ARMATËN JUGOSLLAVE, kur zhdukeshin te rinjtë pa pikë gjurme, kur shqiptari spiunonte shqiptarin për të pasë beneficione në jetë. Por ka edhe një diçka të shenjtë për popullin, koha. Koha mundëson zbërthimin dhe sqarimin e trajtimit të juaj.

Skatërruat shkollimin e fmijëve të kombit tim. Për deri sa në vendet normale, fëmijët e kanë pak rëndë të adaptohen në risitë aq të shpejta nëpër  klasë, banjo, korridore, parqe rreth e përqark shkollave ose foshnjoreve…Po ju nuk i dini faktet që përkojnë me realitetin. E as qe do ti dini ndonjë herë kushtet e femijëve shqiptarë nëpër shkolla, se nuk do të kishit mundur te qëndroni aty as për një çast. Bëtë dramë, nga ato më  banalet  rreth ndërrimit të emrave nëpër shkolla, po çka rreth kushteve ku fëmijët mësojnë, mbrendia e shkollës. Ja për këto gjëra  shkatërruat jetë. Edhe Proteusi-perëndi greke e cila ka mundur të ndërrojë formën- do te ju kishte pasë zili.

Çdo ndjenjë e kombit u redukua në dëshprim, se nuk i paraqitni alternativë tjetër. Ju shtroni rugën e veprimit dhe riveprimit të tenderxhinjëve të juaj, dhe jeni të lumtur. Ju i ngujoni njerëzit në shtëpi për të marë rrogë duke mos u paraqitë farë në vendet e punës. Por e haroni faktin se edhe imitimi i “te legjitimuarve” i vie fundi. Atëherë do të jeni të privuar plotësisht nga përgaditja e maskarallëqeve të këtilla të lira, të cilat largojnë kombin  nga e verteta dhe realiteti.

Por tani kur e ndëshkoni një pjesë të popullit për të realizuar planet e juaja per tu ngjitur nëpër shkallë të padukshme, sikur paraqitet skepsa. Paraqitet skepsa sepse e vërteta është shpirti i gjërave. E vërteta është ajo që ju parandalon ta imitoni atë vetë. Prandaj, vetëm ne- populli – mësuam nga imitimet e lira të nuhasim shpirtin e drejtësisë. Shpirti i drejtësisë ushqehet me heroizëm, korrektësi, dëshirën për ti korigjuar gabimet dhe lëshimet e bëra. Tek ju, të gjitha këto kushtojnë jetë. Po na tregoni ju lutem a kë gjë më të vlershme se jeta? Sa më shumë të manipulohet me jetën, aq më shumë mësojmë për dëmet që na i kanë bërë trajtuesit. Prandaj them jo. Erdhi koha që të ndërrohen rolet. Pra trajtueit të shndërrohen në të trajtuar, dhe anasjelltas të trajtuarit të shndërrohen në trajtues.

Atëherë jeta do të jetë reale, po edhe e kendshme dhe e dashur… 
P.S. Po me 15 000 amandamentet do të mundoheni të blokoni veten, dhe pastaj prap veten dhe veten… Po ndoshta pak më interesante se sa heshtja… 
P.S. A kishte diçka që quhej-Marrëveshje e Ohrit-…

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button