Lady Gaga e gatshme të braktis gjithçka për dashurinë

Historia e dashurisë me Taylor Kinney duket se shkon më së miri, aq sa Lady Gaga është e gatshme që të lërë mënjanë karrierën e saj për të krijuar një familje.
 
Siç raporton Radaronline, këngëtarja është shumë e lumtur dhe nuk bën gjë tjetër veçse i përsërit Taylor se sa shumë e do dhe se dëshiron të martohet me të dhe të kenë fëmijë së bashku.
 
Me siguri që këngëtarja do vijojë të punojë edhe mbasi të ketë krijuar familje, por duket se prioriteti i saj në jetë tashmë për të është dashuria.
 
Një burim i afërt me çiftin siguron se Taylor tregon kujdes të veçantë ndaj saj, ndaj ajo e konsideron atë si të duhurin.
 
Me sa duket së shpejti po afron dita fatlume edhe për këngëtaren e suksesshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button