(Video) Halle Berry tmerrohet nga frika

Halle Berry ishte mysafir në shoun e Ellen Degeneres, dhe gjatë bisedës me të i zbuloi udhëheqëses se frikohet nga merimangat dhe se momentalisht “vuan” nga merimangat që i janë paraqitur në shtëpi.

Ellen me ndjesi e dëgjonte Berry-in, ndërsa në podium u afrua një njeri i maskuar në merimangë të madhe, i cili e tmerroi aktoren.

Ellen Degeneres e pëlqen shumë të bëjë shaka në llogari të mysafirëve të vet, ndaj në një rast Colin Farrell e detyroi që së bashku të maskohen në vampirë dhe bashkarisht t’i frikësojnë gratë në “WC”, ndërsa Becham-in e detyroi të shesh parfume i veshur si një shitës “ i zakonshëm”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button