Sidoqoftë

Njerëzit shpesh janë të paarsyeshëm, të palogjikshëm dhe egoistë;
Sidoqoftë, faleni ata.
Nëse je i dashtun, njerëzit mund të të akuzojnë se ke qëllime egoiste dhe të fshehta;
Sidoqoftë, bëju i dashtun.
Nëse je i suksesshëm do të fitosh miq të rremë dhe armiq të vërtetë;
Sidoqoftë, ji i suksesshëm.
Nëse je i sinqertë dhe i drejtë, njerëzit mund të të gënjejnë;
Sidoqoftë, bëju i sinqertë dhe i drejtë.
Ajo që për vite ke ndërtuar, dikush mund për një çast t’a prish;
Sidoqoftë, ndërto.
Nëse gjen lumturinë dhe paqen, ato mund të jenë xhelozë;
Sidoqoftë, ji i lumtur.
Të mirën që bën sot, njerëzit do ta harrojnë nesër;
Sidoqoftë, bëj mirë.
Jepi botës çka ke më të mirë, dhe kjo mund të mos mjaftojë;
Sidoqoftë, jep çka ke më të mirë.
Do ta shohësh në fund e gjithë kjo ishte mes ty dhe Zotit tënd;
Asnjëherë mes ty dhe atyre, sidoqoftë.

 

Poezi nga Nënë Tereza

Lajme të ngjashme

Back to top button