David Villa te Juventusi?

Raportime që surprizojnë nga Spanja. David Villa mund të jetë zgjidhja për problemet e Juventusit në repartin e sulmit dhe ky transferim i bujshëm mund të konkretizohet në Janar.

Në fakt për spanjollin, bardhezinjtë paraqitën një ofertë gjatë verës por Villa preferoi të qëndronte te Barcelona, ndërkohë që vazhdonte rikuperimin nga dëmtimi serioz që e mbajti 8 muaj jashtë fushave.

Sipas “Fichajes.net”, Villa tani është penduar për vendimin, nisur edhe nga fakti që nuk po aktivizohet shumë në ekipin e Vilanovas./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button