Opera “Skënderbeu” sonte në Shkup

Në organizim nga Komuna e Çairit, Qendrës Kulturore informative dhe Ambasadës së Shqipërisë në sallën e operës dhe baletit në Shkup, pas 50 vitesh, sonte në orën 20.00, do të rikthehet në skenë opera e Skënderbeut e Prenk Jakovës.

Me këtë rast, në hapësirat e komunës së Çairit, kryetari i komunës Izet Mexhiti, nderoi me nga një plaket të “Skënderbeut” drejtorin e operës dhe baletit të Shqipërisë Zhani Ciko, regjisorin e kësaj opere Karlo Saleti dhe artistin amerikan që do luan rolin e Skënderbeut, Roy Stivens si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunim të ndërsjellët.

Në konferencën për media drejtori i operës dhe baletit të Shqipërisë, Zhani Ciko shprehi falënderimet e tij për mundësinë e performimit të operës së Skënderbeut edhe në Teatrin Kombëtar të Shkupit, duke theksuar se fryma e bashkëpunimit është ajo që e bën këtë vepër edhe më të realizuar.

“Është një ngjarje e rëndësishme së pari kulturore, artistike, miqësore por që ka marrë vlerë edhe më të madhe nga arsyeja që zhvillohet në një vit që për kombin shqiptar është shumë i rëndësishëm siç është viti i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, u shpreh Zhani Ciko./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button