Kujdes, flokët bisht, shkatërrojnë ato!

Dëshira për ti lidhur flokët dhe për ti mbajtur bisht të shtrënguar për të nxjerrë sa më në pah fytyrën, është e madhe te një pjesë e mirë e femrave.

Por vajza kini kujdes, ju ndoshta nuk e dini se çfarë u bëni flokëve tuaj, pasi rrezikoni dëme të pariparueshme, njëlloj si kur përdorni kimikate në flokë apo drejtuesin (e flokëve) e nxehtë sipër tyre, pasi floku i mbajtur bisht iu garanton rënie të shumta dhe këputje të flokëve si rrjedhojë i presionit të llastikut në rrënjë.

Ky alarm lidhur me këtë ngrihet nga dermatologët e Southwestern Medical Center në Universitin e Teksasit, të cilët kanë studiuar efektet e mbajtjes së flokut bisht për një kohë të gjatë.

“Mbajtja rregullisht e flokëve të kapura me llastëk mund të shkaktojnë prishje të flokëve, madje edhe shkulje masive që nga rrënja, kështu që rekomandohet që ta shmangni sa më shumë këtë mënyrë të mbajtjes së flokëve”, shpjegon doktoresha Josephine Quintanilla-Dieck. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button