Wenger: Kjo ishte paraqitja më e keqe e sezonit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se humbja nga Norwichi të shtunën mbrëma ishte paraqitja më e keqe e ekipit të tij deri tani.

“Norwich luajti mirë në mbrojtje, ishin shumë të fokusuar. Ne kemi pasur shumë posedim, por nuk krijuam asgjë me atë, që ishte në fund një paraqitje zhgënjyese për ne”.

“Kam ndjerë se na mungoi mprehtësia. Ata ishin më të mprehtë se ne dhe në fund kjo vlen shumë në futboll. Nuk dua të fajësoj askënd. Ne duhet të harrojmë këtë ndeshje. Qëndrimi i ekipit ishte i shkëlqyer, por nuk ishte niveli i futbollit që më pëlqeu. Ne duhet të dalim me një paraqitje tjetër të mërkurën ndaj Schalkes”, ka thënë francezi. /Telegrafi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button