Gjoks-mbajtëse, zbulon kancerin

Mundet që një gjoks-mbajtëse (brushalter) të zbulojë kancerin?! Ky është premtimi nga gjoks-mbajtëset e reja ‘First warning systems’ për femrat.

Brushalterët e rinj janë të pajisur me senzor në pjesën e kupës dhe të aftë për të dalluar ndryshimet e temperaturës, që sipas kompanisë prodhuese do të mund të prodhojë një ‘njollë termike’, me anë të së cilës mjekët do të mund të vënë re prezencën e kancerit në gjirin e femrës.

Sipas kompanisë prodhuese, të dhënat e marra nga gjoks-mbajtësja sportive do të mund të parashikojnë prezencën e kancerit të gjirit më një saktësi prej 90 për qind. Femrat duhet të mbajnë veshur atë të paktën për 12 orë, me qëllim që brushalteri të jetë i aftë të lexojë një temperaturë të qëndrueshme, në mënyrë që të bëhet një matje më e saktë, transmeton BW.

Sipas ekspertëve, tumorët jo malinj kanë një temperaturë normale në krahasim me tumorët malinj (kancerogjnë), të cilët shkaktojnë që trupi të lëshojë një temperaturë të ndryshme nga pjesa tjetër e trupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button