Adrijan Gaxha, s’ka çmim më të madh se kur pëlqehet kënga (Video)

Ylli i estradës muzikore nga Shkupi Adrijan Gaxha, i cili në festivalin ‘Kënga Magjike 2012” merr pjesë në duet me 12 vjeç arin Florian Beqiri më duetin “Ngjyra e kuqe” i pyetur nga Portalb se cilat janë pritjet nga festivali, thotë se çmimi më i madh për të është fakti që kënga është pëlqyer aq shumë.

“Nuk e di çfarë të pres, besoj të marrim ndonjë çmim. Por çmimi më i madh për mua është ja ky, kur shikoj se sa shumë pëlqehet kënga. Nuk ka çmim më të madh për mua” tha Gaxha për Portalb.

Ndryshe, për vetëm 10 ditë kënga e Adrijanit dhe Florianit, në Youtube ka thyer rekord, kështu duke shënuar me shumë 1 milion e 200 vizitues.
Stafi i Portalb uron që shkupjanet të marrin çmimin e parë të festivalit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button