PYKA: Mos të kufizohet liria e shprehjes me ligj

Lëvizja PYKA e cila mbrëmë ka mbajtur një debat në Kumanovë i është bashkangjitur frontit të shoqërisë civile të udhëhequr nga Komiteti i Helsinkit të cilat kërkojnë që ligji për shpifje dhe përgjegjësi qytetare ende i pamiratuar të kthehet në fazën fillestare.

Në panelin publik me titull “Varfëria e opinionit publik: media, debati dhe censura, cila shumë e cila pak?” pjesëmarrës ishin Robert Beliçanec nga Instituti për zhvillim i mediave, Isen Saliu, Kryeredaktor i gazetës ditore LAJM, dhe Petrit Saraçini, Instituti për Media i Maqedonisë dhe anëtarë i PYKA-s.

Saliu potencoi vështirësitë enorme të medieve në Maqedoni duke hapur dhe elaboruar dilemën nëse në të vërtetë në Maqedoni mund të bëhet fare fjalë për lirinë e fjalës dhe mendimit, duke marrë parasysh ndërlidhjen e shpalljeve qeveritare, komisarëve politiko-partiak dhe vështirësitë për mbijetesë të vet medieve.  Saliu nënvizoi praninë e këtyre problemeve dhe vështirësive sidomos në mediat në gjuhën shqipe.

Ndërlidhur me këtë Roberto Beliçanec shpjegoi varshmërinë e ekonomisë dhe tregut në Maqedoninë me pushtetin. Ai tregoi se ligji që ka të bëjë me debatin në internet dhe në rrjetet sociale është në disa pjesë të tija në kundërshti me Kushtetutën e vendit dhe sidomos me lirinë e shprehjes.

Petrit Saraçini nga IMM në mënyrë elaboroi para të pranishmëve se si është gjendur skena mediatike në këtë gjendje duke locuar përgjegjësinë tek kasta e redaktoreve nëpër media me fokus në rolin e tyre si mbrojtës dhe përzgjedhës të informatave për publikun. Saraçini foli edhe për pjesën e fajit të vet mediave për këtë gjendje por duke përfunduar me optimizmin se publiku tani më ka arritur në një nivel ku kërkon kualitet dhe përzgjedh cilësi dhe besueshmëri në informim.

Debati ishte pjesë e serialit të debateve publike në organizim të koaliconit joformal PYKA, i përkrahur nga Projekti i USAID për shoqëri civile, i implementuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur- Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button