Chelsea i pamposhtur! VIDEO

Chelsea ka shënuar fitore të madhe në derbin londinez ndaj Tottenhamit zhvilluar në White Hart Lane, ku pas një drame të vërtetë, Blutë shënuan fitore me rezultat 4-2.

Ndeshja filloi me dominim në posedim të Chelseat. Plani i parë ishte për Andres Villas Boas, i cili u paraqit ndaj ish-klubit të tij dhe i dha sfidë të vërtetë.

Chelsea e dominoi pjesën e parë. Vazhdimisht sulmet vinin nga Blutë, teksa Tottenhami kishte probleme në organizim.

Pas një goditje nga këndi, Gallas asistoi për Gary Cahill i cili në mënyrë fantastike me një volej e zhbllokoi rezultatin (17’).

Në pjesën e dytë ndryshuan rrethanat. Një top të mirë para zonës nga Vertonghen e pranoi për mrekulli Gallas, i cili përmirësoi gabimin dhe shënoi për 1-1.

Atmosferën në White Hart Lane e ndezi Jermaine Defore, i cili pas një topi të pranuar nga Aaron Lennon, shënoi për  2-1 dhe epërsinë e Spursave.

Por, në skenë u shfaq Juan Mata. Spanjolli realizoi për 2-2 (66’), para se të shënonte për 3-2 dhe golin e fitores për Chelsean në këtë takim dramatik me kthesa të shumta. Në fund (90’) golin për 4-2 e realizoi i inkuadruari Daniel Sturridge.

Me këtë fitore Chelsea mban pozitën e parë me 22 pikë, teksa Tottenhami mbetet me vetëm 14 pikë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button