Iniesta: Nuk kemi video të Pepes

Andres Iniesta përgënjeshtroi lajmet e disa mediave spanjolle se Barcelona dhe analistët e saj kanë mbledhur pamje filmike të Pepes nga klasiket me Realin gjatë sezonit 2010-2011.

Sipas mediave që dhanë këtë lajm, Barcelona ka faktuar me pamje se mbrojtësi portugez, i cili akuzoi lojtarët blaugrana se teatrojnë, i godet ata në këmbë edhe në rastet kur topi nuk është afër.

Iniesta deklaroi se këto raportime të medias nuk janë të vërteta dhe lojtarët e Barcelonës nuk kanë parë kurrë video të Pepes apo ndonjë kolegu tjetër. Megjithë kontradiktat e fundit, mesfushori spanjoll deklaroi se Pepe është një mbrojtës i madh dhe mendimi për të nuk ndryshon edhe pse portugezi ka një tjetër këndvështrim./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button