Filloi festivali i 31-të i Jazz-it

Kuarteti i saksofonistit amerikan Entoni Brekston dhe më pas muzikanti danez Pier Dorg me “New Jungle Orchestra ” sot në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të hapen Festivali i 31-të i Jazz-it në Shkup.

Në natën e parë të festivalit në mesnatë në Qendrën City Hall do të performojë edhe Jazz bendi i Senegalit “Le Sehal”.

Pesëmbëdhjetë koncerte, nga tre në natë, janë në programin 15-ditor, prej sonte deri më 23 tetor.

Nesër në program janë koncertet e trios drejtuar nga violinisti brazilian Rikardo Herz, trios psanjolle me Jazz-muzikantë Karles Benavent, Tino di Xheraldo dhe Horhe Pardo edhe të përbërjes britanike “Spasm” në krye me Entoni Xhozef.

Koncerti i 15-të dhe i fundit i Festivalit të Jazzit ësht më 28 tetor dhe është në programin-of.

Bëhet fjalë projektin “Backyard Jazz Orchestra” , në bend me muzikantë nga disa vende evropiane, duke përfshirë edhe nga Maqedonia të përbëra nga instituti “Gëte”.

Të gjithë pjesëmarrësit për herë të parë janë pjesë e Jazz festivalit të Shkupit, përveç Entoni Brekston, i cili njëherë performoi me koncert solo në festival, ndërsa sivjet në hapje performon me kuartetin Diamond Curtain Wall. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button