Barcelona posedon një video kontroverse të Pepes

Gjiganti katanalas, Barcelona, besohet se posedon një video kontroverse të mbrojtësit të Real Madridit, Pepe, ku detajizohen sjelljet josportive të portugezit në ndeshjet El Clasico.

Radio Catalunya raporton se Barcelona dy sezone më parë e kishte regjistruar një video ku në fokus të kamerës ishte vetëm Pepe, në mënyrë që të pasqyrohet sjellja e tij pa top. 

Besohet se në këtë iniciativë dorë ka pasur Tito Vilanova, me instruksione të paraardhësit të tij Pep Guardiola. 

“Pepe mund të bënte video me sjelljet e tij josportive dhe goditjet ndaj lojtarëve tanë”, kishte aluduar Vilanova në ekzistencën e kësaj video jo më larg se javë më parë. 

Barcelona ka vendosur që këtë video të mos e pulibkojë krurë në media, pasi kështu do të niste një front të ri lufte me Real Madridin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button