Fjala e mirë – veprim i mirë

Dielli perëndon. Lulja vyshket. Çdo gjë ka pranverën e vet. Çdo gjë ka vjeshtën e vet. Shëndeti mbaron me sëmundje. Jeta mbaron me vdjekje. Perandoritë krijohen dhe zhduken. Kontinetet i gëlltisin oqeanet. Yjet ne kozmos shperthejnë dhe shkapërderdhen. Bota reale që na rrethon është mashtruese dhe e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, sikur gënjeshtra. Lëviz drejt përfundimit dhe zhdukjes. Ajo është sikur vizatimi në ujë, sikur lara në rërë të cilën e fshijnë erërat. Kur gjithçka humbet e harrohet ç‘ mbetet vallë..!?

Ajo që afron botën, që shoqëron dhe zgjatë të dëgjuarit, ajo që shëron zemrën. Ajo që nuk shlyhet nga kujtesa e nuk fshihet nga erërat. A nuk e kemi kuptuar se si Zoti bëri shembull, fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saja janë thellë në tokë e degët e saja janë lartë në qiell. E që me vullnetin e Zotit, ajo jep frutin e vet në çdo kohë. E ndërsa shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.

Vëllait, njeriut të mirë duhet afruar me dashuri. Në mardhëniet ndërnjerëzore duhet sjellë plotëninë dhe bukurine e zemrës fisnike e të shëndoshë. Njeriut duhet qasur njerëzisht. Është e mrekullueshme e vërteta e lashtë “fjala e mirë pushton botën”, përpiqu fjalëmbël gjithmonë të jesh, ti i dashur peë njerëz do të behesh, fjala e ëmbël miq fiton të hidhurën, dije as miku se do.

Është menquri tu ikësh kritikave ndaj të afërmve, gjithnjë derisa të ketë mundësi. Shpirtrat e njerëzve janë të ndjeshëm, prandaj ndaj njerëzve duhet pasur shumë kujdes. Më mirë lëvdata të sinqerta, sesa qortim, nëse kjo në çfardo mënyre është e mundshme. Më mirë mësim dhe udhëzim i butë, sesa dënim.

Te njeriu, me rastin e qortimit reagojnë impulset e brendshme, që ftojnë për rezistencë. Prandaj edhe nëse kritika është e domosdoshme, le të jetë e butë, e miradijshme dhe me plot arsye. ”Mos gjyko që të mos jesh i gjykuar”. ”I përmbajtur në vërejtje,bujar në lavderim të shnqertë”.

Njeriu duhet nxitur kah e mira. Duhet trimëruar në heroizma për qëllime fisnike. Me nxitje të butë zbulohen vlerat e çmuara, të cilat gjenden në thellësinë e shpirtit të njeriut.
A është kjo sa dy grushta ose vetëm sa një grusht, për parimin e përpjekjeve fisnike për fitoren e më të bukurës, nuk ështe aq qenësore.  Më e rëndësishme është të duash fisnikërisht, dashuria lind dashurinë, urrejtja lind urrejtjen, kurse puna për qëllim të mirë jep të mirrën.

Është shumë i rëndësishëm afrimi miqësor ndaj njeriut. Pëshëndetja e përzemërt, shtrengimi i fortë dhe i sinqertë i dorës, shprehin respekt dhe dëshirë për miqësi të ndërsjellë të mbështetur në njerëzinë.

Buzëqeshja eshtë stoli e njeriut. Nëpërmjet buzëqeshjes së sinqertë depërton dhe rrezaton shkëlqimi i shpirtit të ndershëm e fisnik. Kjo buzëqeshje nuk të kushton asgjë, ndërsa sjell gëzim dhe i afron zemrat e njerëzve.

Një psikolog pikërisht thotë se janë fjalë magjike ..keni miresinë.. nëse nuk ju vjen vështirë.. E gjith kjo është sjellje e mirë dhe cilesi e njerëzve të edukuar, e njerëzve të mirë dhe të shquar shpirtërisht. E kjo arrihet me anë të dashurisë.

Me dashuri, hidhërimi në embëlsi shëndrohet, me dashuri nga bakri ar bëhet, me dashuri brenga kthehet në disponim, me dashuri sëmundja kalon në shërim. Dashuria është një nga fjalët e bekuara që ndër të tjera është shkruar në flamurin islam. Me të fjala e vërtetë depërton në zemrat e njerëzve dhe i zgjeron gjithmonë njohurit e reja dhe bukuritë e jetesës në këtë Tokë. Dhe njerëzit e mirë, me zemër fisnike çdo njeriu i qasen me butësi e me dashuri, çdo njeriu i drejtohen me fjalë të mira të gëzueshme e me të verteta.

Kjo do të zgjasë derisa agimi i së vërtetes të agoj në zemra, derisa paqja e mira dhe dashuri të ngadhënjejnë në të gjitha anët e më gjërë. Për ketë kërkohet durim. Çdo zemer njerëzore ka të drejtë ta gëzoj fjalën e mirë dhe njohjen e të vertetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button