UEFA, mundësi për përjashtim të futbollit serb nga të gjitha garat

Futbolli i Serbisë do të mund të përjashtohej nga të gjitha garat e UEFA-s për arsye të incidentit racist të tifozëve në ndeshjen kundër Anglisë (U-21) në Krushevac, merr vesh gazeta Blic nga selia e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, gazetë kjo që shton komentin e saj se sjellja e tillë e publikut dhe e futbollistëve serbë mbase do të ishte zgjidhja e mirë për Serbinë. “Jemi njoftuar me të gjitha që kanë ndodhur në atë ndeshje në Krushevac, por nuk do të ndërmarrim masa derisa të mos arrijë raporti i delegatit të ndeshjes. Ai është i obliguar që këtë ta bëjë brnda dy ditëve”, i kanë thënë gazetës beogradase në press shërbimin e UEFA-s.

Sipas zyrtarëve të organizatës së futbollit evropian, përjashtimi nga të gjitha garat për futbollistët serbë është absolutisht i mundshëm. Një vendim i tillë bëhet edhe më real kur të merret parasysh që FFS është dënuar tashmë disa herë, si për arsye të racizmit ashtu edhe incidenteve të tjera (rasti i Gjenovës, kur u dogj flamuri shqiptar).

Lajme të ngjashme

Back to top button