Ushqimet tradicionale ekspozohen në Tetovë

Me moton “Të njohim vlerat dhe traditat e Pollogut” sot zyra ekonomike e komunës së Tetovës ka mbajtur një panair në qendër të qytetit të Tetovës ku janë ekspozuar një numër i madh i ushqimeve  dhe  produkteve tradicionale të rajonit të Pollogut.

Hapjen e këtij manifestimi tradicional e bëri udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike Iljaz Halimi i cili tha se komuna e Tetovës gjithmonë ka qenë e intersuar për vlerat dhe traditat e produkteve tradicionale të këtij rajoni, prandaj ne u kemi dhënë çdo herë përkrahje atyre që ruajnë dhe promovojnë këto tradita.

Punimet e drurit më motiv kombëtarë si portreti i Enver Hoxhës, Skënderbeut, flamurit shqiptarë si dhe qytetit të Beratit janë prezentuar të gdhendura në dru gështenje nga ish i burgosuri politik   Rafi Halili i cili thotë se këtë profesion e ka ushtruar edhe në burg ku ka qenë i dënuar me 15 vite, por tani është më i lumtur që kishte mundësi të pikturojë jo vetëm portret dhe stema të ish sistemit por të asaj që ja do shpirti. 

Gjithashtu, janë promovuar edhe disa produkte të qumështit dhe të mishit. Më interesantja e këtij takimi ishte ushqimi tradicional i malësisë së Sharrit – flija, për të cilën vizitorët prisnin radhë vetëm sa për ta shijuar atë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button