Ose janë në pushim vjetor ose në atë mjekësor: Tre muaj s’ka përgjigje për infrastrukturën hekurudhore

Ndërmarrja Publike (NP) për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së tash tre muaj nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara për disa projekte të rëndësishme.

“Meta.mk” gjatë verës në shumë raste ka dërguar kërkesë për përgjigje nëpërmjet postës elektronike, dhe në disa raste është munduar që nëpërmjet telefonit të marrë të dhënat për tema të rëndësishme për infrastrukturën hekurudhore. Nga korriku deri më sot, asnjëherë nuk është përgjigjur në pyetjet.

Vetëm gjatë muajit paraprak, në tre raste nëpërmjet postës elektronike kemi kërkuar përgjigje për pyetet që lidhen me ndërtimin e rrjetit hekurudhor direkt deri te Aerodromi Ndërkombëtari – Shkup. Në mesin e korrikut, “Meta.mk” ka dërguar kërkesë zyrtare për dhënien e lejes për fotografim të hekurudhës Kumanovë – Bellakoci, por në asnjërën nga këto kërkesa nuk kemi marrë përgjigje. Përgjigje nuk kemi pasur edhe për pyetjet në lidhje me Korridorin 8 hekurudhor, për të cilat pyetja e parë është dërguar më 25 qershor të këtij viti.

Ndihmësdrejtori për punë të përgjithshme në këtë NP, Nevzat Mamuti dje nëpërmjet telefoni na tha se është në pushim mjekësor. Ai nuk mundi të përgjigjeshte në pyetje edhe gjatë gushtit, kur nëpërmjet porosisë së telefonit të tij na sqaroi se, është në pushim. Askush nuk përgjigjet as në telefonin në zyrën e NP-së për Infrastrukturë Hekurudhore, ku ende është drejtor Irfan Asani.

Qeveria në seancën e 145-të, ka dhënë rekomandim për shkarkim të drejtorit aktual, Irfan Asani, por vendimin për shkarkim duhet ta sjellë bordi i drejtorëve i kësaj NP-je. Gjatë fundit të korrikut, Qeveria ka dhënë rekomandim te Bordi i Drejtorëve për emërim të Festim Halilit për drejtor të NP-së për Infrastrukturë Hekurudhore, por as ky rekomandim nuk është realizuar deri sot.

Në bisedë telefoni Festim Halili ka sqaruar se, ende nuk është emëruar, dhe për të gjitha pyetjet shtesë për punën e hekurudhës na drejtori te udhëheqësia aktuale.

Derisa mediat nuk marrin përgjigje, afati i fundit për përfundim të hekurudhës Kumanovë – Bellakoci është shtyrë për vitin e ardhshëm, janë paraqitur probleme me UNESKO-n rreth trasimit të hekurudhës së ardhshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë rreth Liqenit të Ohrit, kurse për momentin rrjedh procedura tenderuese për zgjedhje të realizuesit të ndërtimeve që fazës së dytë të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, projekt ky në vlerë mbi 140 milionë eurosh, që duhet të ndërtohet ndërmjet Bellakocit dhe Kriva Pallankës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button