Rreth 6 milionë euro jep shteti për tenderët sy më sy

Vetëm për tre muaj (nga muaji prill deri në qershor) në katër sy janë realizuar furnizime në vlerë prej 5,8 milionë euro.

Madje 30 për qind nga tenderët në institucionet shtetërore janë anuluar, ndërsa në 60 për qind prej tyre nuk ka patur më shumë se dy ofertues, konstaton Raporti i fundit nga monitorimi i furnizimeve publike të Qendrës për komunikime qytetare.

Në analizën e furnizimeve publike është vërtetuar se në 45 për qind të procedurave të tenderëve nuk zbatohet aukcioni i obliguar elektronik, ndërsa shumica e firmave për shkak të papërgatitjes së këtij lloji të aukcionit nuk kanë arritur të garojnë me ofertuesit tjerë.

Mangësi janë konstatuar edhe në zgjedhjen e ofertave dhe dokumentacioneve të tenderëve dhe kriteteret të cilat janë të paqarta dhe të rënda për plotësim.

Biznesmenët edhe për këtë periudhë janë ankuar se institucionet shtetërore e favorizojnë një pjesë të firmave dhe në vend që ti vlerësojnë ofertat i vlerësojnë firmat ofertuese.

Me këtë, thonë nga Qendra për komunikime qytetare, rrezikohet baza kryesore e tenderëve për paratë e harxhuara të buxhetit për t’u përfituar vlera më e mirë./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button