“Kemet elektroniks” hap fabrikën në Bunarxhik

Në zonën zhvillimore teknologjike – industriale sot do të hapet fabrika e kompanisë amerikane “Kemet elektroniks”.

Investimi i parë planifikohet të jetë 12 milionë euro me 200 të punësuar, e nëse janë të suksesshëm, ai do të arrijë deri në 25 milionë euro dhe 500 të punësuar.

Fabrika është ndërtuar në lokacion prej 4.4 hektarë truall, ndërsa objekti përfshinë sipërfaqe prej 10 mijë metrave katrorë.

Kjo është fabrika e katërt në Bunarxhik. Gur-themeli për ndërtimin e saj u vendos më 30 qershor të vitit të kaluar. Fabrika në Bunarxhik është investimi i parë i “Kemet elektroniks” në Evropë.

“Kemet elektroniks” është njëri nga furnizuesit më të mëdhenj të prodhimeve që shfrytëzohen thuajse në të gjitha pajisjet elektronike. Kompania është me seli në Karolinën e Jugut. Objekte të prodhimit ka në Meksikë, Kinë, Itali, Angli, Finlandë, Suedi, Portugali, Indonezi, Gjermani, Bullgari, si dhe dy qendra hulumtuese inovative në SHBA dhe Gjermani.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button