Udhëtimi në rrugën e quajtur “Jetë”

Nëse fillojmë jetën duke e ditur se nga të shkojm e duke krijuar gjurmë të reja që nuk i ka krijuar askush do të arrijmë diçka të veçantë dhe unike.. Çdo kush e dëshiron këtë por pak mund ta arrijn atë që e duan , disa prej nesh janë të vendosur në qëllimet e veta, e disa të dyshimtë. Por gjitha këto janë pjesë të përditshmëris së hidhur thjesht thënë pjesë të jetës .

Jeta është si një udhëtim në tren shpesh herë hyp e zbret ka incidente prej llojeve të ndryshme, në ndonjë stacion ka supriza të këndshme ose e kundërta. Ky udhëtim është i mbushur me sfida rradhazi , ëndrra , fantazi , shpresa e lamtumira, por pa kthim, ndodhë vetëm një herë në jetë, andaj duhet të përpiqemi që udhëtimin t’a bëjm në mënyrën më të mirë të mundshme….

Të shumtë janë personat me ëndrra plotë por të paktë janë ata që i realizojnë. Në të shumtën e rasteve po hasim padrejtësi prej llojeve më të ndryshme, e xhelozi të tepërt në rrethin ku jetojmë, njerëz të maskuar që aktrojnë duke mos e ditur çmimin e drejtësisë, është botë pa ndjenja e plotë me fjalë, njerëz sa të duash e njerzia ka vdekur, kanë mbetur eshtrat pa u tretur. Aktrojnë në dramat që nuk janë të dedikuara për ata, njëkohësisht në anën tjetër tëë bëjn gropën për të varrosur duke të shkaktuar lëndime psiqike dhe shpirtërore!

E sidomos në raste kur veten e tregon naiv luajnë me ndjenjat tuaja, kur respektin e gjithanshëm e ke pjesë të karakterit tënd njerëzit e marrin për dobësi tënden, kur mirësi u dhuron fillojnë ta tregojnë fytyrën e tyre të vërtet , por nuk ia vlen as të mërzitesh e as t[ua falësh mirësitë tua, sepse të pavlerët nuk dinë vlerën e asgjëje. Edhe kur dikush mundohet të të rrëzoj mbahu fort dhe me luftën e padrejtësive përballu , në këmbët tua qëndro pa u mbajtur tek askush dhe asgjë përpos duke u mbështetur në ndihmën e Krijuesit të gjithësisë.

E me ndihmën e Atij dhe vullnetit tënd arrin gjithçka duke mos shikuar anash e mbrapa , por duke arritur destinacionin e duhur, vetëm përpara, dhe përpara… Kështu udhëtimi në rrugën e quajtur JETË përfundon, të zhytur në DETIN E ËNDRRAVE, duke lundruar me anijen e SHPRESËS , në kërkim të kahjes së LUMTURISË ….

Lajme të ngjashme

Back to top button