‘I Asaj’ fiton në ‘Zhurma’

Superhiti “I Asaj” i këngëtares Altuna Sejdiu – Tuna ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve “Zhurma Show Awards”.

Pas suksesit të madh në YouTube, kënga me videoklipin mjaft të përfolur fitoi edhe çmimin më të mirë të muzikës R&B.

“Zhurma Show Awards 2012” i mbajtur në Prishtinë, u zhvillua në frymën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ashtu që të pranishmit ishin veshur me ngjyrat kombëtare. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button